Gazetari Igli Çelmeta jep detaje për pistat që po heton policia e shtetit lidhur me motivin dhe rrethanat e vrasjes së postierit, Lulzim Visha.
Lulzim Visha u ekzekutua mëngjesin e së premtes 24 janar 200 metra larg banesës së tij.
Çelmeta tha në emisionin “Kjo Javë” të moderaores Nisida Tufa në News 24 se policia po heton edhe pistën e hasmërisë, pasi në vitin e largët të 1997 vëllai i viktimës ka vrarë një person.
Sakaq ai theksoi se fokusi i hetimeve të policisë është përqendruar te kontrollet në banesa në zonën e Zall Mnerit, te Eduard dhe Ervis Lami, pasi dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e 48-vjeçarit.
Megjithatë Eduard Lami i cili u arrestua sot, ra në pranga për armëmbajtje pa leje, por policia dyshon se ai dhe Ervis Lami se mund të jenë të përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës, pasi në banesën e tyre u gjet një armë e ngjashme me atë që u vra postieri.