Vrasja e Martin Canit, dëshmia e Mario Përlleshit mbahet në sekret të plotë! Misteri i autorit të dytë, Luis Meçja ballafaqohet me kushëririn e tij

Mario Përlleshi është marrë në pyetje në një seancë maratonë nga prokurorja e çështjes si autor i dyshuar i vrasjes së bashkmoshatarit të tij, 14-vjeçarit Martin Cani, krim i ndodhur pak metra larg derës së shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku dy të miturit studionin.


Gazetarja Klodiana Lala, raporton se detajet e dëshmisë që 14-vjeçari ka dhënë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës po mbahen në sekret të plotë.

Gjithashtu, autori i dyshuar i krimit është ballafaquar me disa nga të miturit, të cilët kanë qenë të pranishëm në vendngjarje.

Në vazhdën e hetimeve është bërë edhe ballafaqimi mes të plagosurit Luis Meçja dhe kushëririt të tij të parë, i cili ndodhej aty kur ndodhi vrasja.

14-vjeçari Mecja pretendon se ka pasur një autor të dytë të dyshuar, ndërsa kushëriri i tij nuk ka identifikuar asnjë të mitur tjetër që të ketë patur thikë me vete në vendngjarje.

Ndërkohë përmes avokatit të tij, Mario Përlleshi iu është drejtuar me ankim gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ai kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” duke renditur argumentat e tij, të cilat nuk janë bërë të ditura nga avokati deri në këto momente.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme