Gjykata e Tiranës në seancën e sotme paraprake ka marrë vendimin që të kalojë për gjykim shtetasin M. Përlleshaj, 14 vjeçari i cili dyshohet të ketë vrarë me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin, pranë ambienteve të shkollës.
Raportohet se i mituri do gjykohet për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”.
Ishte gjyqtarja Migena Laska ajo që miratoi kërkesën e Prokurorisë, që çështja të kalojë për gjykim.
Sakaq, gjykata rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të M.Përlleshaj.
vijon…