Vrasja e paralajmëruar: MPB heton policët që injoruan denoncimet e Kocevës

Sektori i kontrollit të brendshëm i MPB-së po kryen hetim të brendshëm për policët e SPB-së, Veles pas denoncimeve për dhunë nga tashmë e ndjera Rosica Koceva, para se ajo të vritej nga ish partneri i saj.

Këtë e konfirmoi sot Ministri i Brendshëm, Pançe Toshokovski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Megjithatë, tha se epilogu i këtij hetimi të brendshëm nuk mund të publikohet ende. Koceva dhe babai i saj u vranë dy javë më parë, megjithatë, edhe para se të ndodhte vrasja, ajo kishte dhjetëra denoncime për kërcënime dhe sjellje të dhunshme nga ana e tij në policinë e Velesit.

Personi madje kishte ndalesë për afrim që nuk e kishte respektuar. Megjithëse Koceva kishte denoncuar, as policia e as prokuroria e Velesit nuk kërkuan paraburgim për kryerësin.

“Po, kontrolli i brendshëm po vepron dhe sapo të përfundojë puna e tyre, publiku do të informohet në kohë”, tha Pançe Toshkovski- ministër i Brendshëm./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme