Gjeneral Majori iranian Qassem Soleimani, komandanti i Forcave elitë Quds të Gardës Revolucionare, ka ndihmuar Iranin të luftojë përmes palëve të treta në mbarë Lindjen e Mesme.
Ai nxiste forcat paraushtarake në terren dhe negocionte me udhëheqësit politikë. Vdekja e tij të premten nga një sulm ajror ndaj autokolonës së tij në aeroportin e Bagdatit shënoi fundin e drejtuesit të operacioneve të zbulimit dhe operacioneve të fshehta ushtarake të Iranit jashtë vendit. Pentagoni tha se sulmi ajror synoi të dekurajonte sulme të ardhshme të Iranit.
Qassem Soleimani ishte drejtues i operacioneve klandestine të Iranit jashtë vendit. Ai shihej shpesh në fushëbetejë duke udhëhequr grupe shiite në luftën kundër Shtetit Islamik. Vdekja e tij të premten nga një sulm ajror ndaj autokolonës së tij në aeroportin e Bagdatit shënoi fundin e një njeriu të mirënjohur në vendin e tij dhe të mbajtur nën vëmendje nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe rivali kryesor i Teheranit, Arabia Saudite.
Bashkë me të u vra një nga komandatët e milicive irakiane, Abu Mahdi al-Muhandis. Të dy shihen si heronj të luftës së Iranit dhe televizioni shtetëror i mbuloi me lëvdata menjëherë pasi u njoftua vdekja e tyre.
Shtetet e Bashkuara e shpallën Gardën Revolucionare organizatë të huaj terroriste në 2019-tën, si pjesë e një fushate presioni maksimal për të detyruar Iranin të negocionte programin e tij të raketave dhe politikën bërthamore.
Vdekja e gjeneralit Soleiman është e ngjajshme me një vrasje tjetër 105 vjet më pare, ku pas asaj vrasje ndodhën një mori ngjarjesh.
Në qershor 1914, Archduke Franz Ferdinand u qëllua për vdekje – së bashku me gruan e tij – në Sarajevë, Bosnje. Ai ishte trashëgimtari i perandorisë Austro-Hungareze.
Ai u vra nga një aktivist 18 vjeçar boshnjak, i cili ishte i zemëruar që vendi ishte pushtuar nga perandoria e Archduke.Pas të shtënave, vendet u përpoqën të merrnin pjesë dhe ajo filloi një zinxhir ngjarjesh që çuan në Luftën e Parë Botërore, përcjell Periskopi.
Ngjajshëm rrjedhjen e kësaj ngjarje pritet të vijinë edhe pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleiman.
Ajatollahu Khamenei i cili bëri Soleimanin kreun e Forcave Quds në vitin 1998, në një deklaratë pas vdekjes së Soleimanit tha se “kriminelët” që e vranë i pret një hakmarrje e ashpër. Udhëheqësi iranian shtoi se vdekja e tij, megjithëse e hidhur, do të dyfishojë rezistencën ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.