Vrasja e Renis Dobrës/ Rrethanat ende mister, priten shoqërime të tjera! Ekspertë nga Tirana për të nxjerrë automjetin nga liqeni


Rrethanat e rrëmbimit dhe vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet sot në liqenin e Shkopetit, mbeten ende të paqarta.

Policia vijon hetimet, ndërsa sipas gazetarit Enver Doçi, priten shoqërime të tjera për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë të enjten një ekip ekspertësh do të mbërrijë nga Tirana për të nxjerrë nga liqeni automjetin e viktimës, që mund të përmbajë prova kyçe për hetimin.

Sipas burimeve për News 24, Dobra ishte kthyer në Shqipëri rreth 6 muaj më parë nga Gjermania dhe, sipas deklarimeve të para të dhëna në polici, ai nuk kishte konflikte të njohura me ndonjë person. Hetimet janë në fazë intensive.

Dinamika e ngjarjes

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se 23-vjeçari është rrëmbyer dhe më pas vrarë, por shkaku zyrtar i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Gazetari Enver Doçi raportoi se kamerat e sigurisë kanë fiksuar një automjet që shoqëronte makinën e Renis Dobrës nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit. Pas kësaj pike nuk ka më kamera sigurie që të ndihmojnë në gjurmimin e lëvizjeve të tij apo të personave të përfshirë.

Trupi i pajetë i të riut u gjet pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa ishte babai i tij që denoncoi zhdukjen në polici rreth orës 21:30 të së martës së 8 korrikut, pasi djali nuk ishte kthyer në banesë dhe kishte humbur kontaktet për më shumë se tre orë.

Hetimet janë në vijim e sipër, ndërsa policia po punon për të identifikuar automjetin dhe autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Lxo edhe: https://gazetashqiptare.al/2025/07/09/ekzekutimi-te-riut-ne-liqenin-e-shkopetit-fqinjet-e-renis-dobres-jane-familje-shume-e-mire-ai-si-femije-ishte-urte/

Lexo edhe: https://gazetashqiptare.al/2025/07/09/dyshohet-se-u-mor-peng-dhe-u-ekzekutua-ja-kush-eshte-23-vjecari-qe-u-gjet-pajete-prane-liqenit-te-shkopetit/

Lexo edhe: https://gazetashqiptare.al/2025/07/09/zbardhen-detaje-te-reja-nga-vrasja-e-renis-dobres-23-vjecari-u-gjet-plage-ne-trup-dhe-fyt-te-nxire/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme