Vrasja e Sabrina Lekajt, babai pranon fajin, mamaja: I humba të dy

Një shqiptar, i dyshuar për vrasjen e vajzës së tij në Adelaide të Australisë, pranoi fajin për krimin e rëndë. Petrit Lekaj, 49 vjeç, doli përpara gjykatës përmes një lidhje video nga spitali psikiatrik ku mbahet i shtruar. E bija, Sabrina Lekaj, 20 vjeç, u gjet e vdekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park.Policia po kërkonte për zonjushën Lekaj, kur i gjeti të dy. Petriti kishte plagë të rënda në bark. Mamaja e viktimës dhe bashkëshortja e Petritit, Romina, tha për mediat vendase se krimi kishte ardhur si një rrufe në qiell të pastër.

Ajo tha se i shoqi nuk kishte treguar kurrë shenja dhunë përpara se të vriste të bijën.

“Ai nuk është treguar kurrë i dhunshëm me mua apo me ndonjë person tjetër të familjes”.

Ajo tha se ishte akoma konfuze për arsyet e krimit. Sipas saj, ditën e vrasjes, vajza e saj kishte dalë me babanë për një shëtitje, por nuk u kthye kurrë.

“Është shumë më e lehtë nëse e di se dikush ka qenë personi i keq dhe një tjetër është viktima, pasi e di se për kë duhet të qash. Por në të vërtetë kur nuk e di historinë, ndjen për të dy,” tha ajo.

“Ndjej natyrisht që vajza ime është vajza ime dhe dhimbja nuk do të largohet kurrë. Është sikur duhet të mësoj te jetoj me këtë, por tani i kemi humbur të dy”.

Lekaj pritet të dalë sërish në gjykatë në nëntor.

Në funeral, mamaja Romina Lekaj tha se kishte qenë një privilegj që e kishte Sabrinën vajzë.

“Shpresoj që të gjithë të kujtojmë kohët e mira që kemi kaluar me Sabrinën. Sot është shansi për të dhënë lamtumirë, por nuk do ketë kurrë një lamtumirë- derisa të takohemi sërish e dashur. Do të të mbajmë gjithmonë në zemër”.

Zonjusha Lekaj studionte për radiologe në Universitetin e Australisë Jugore.

Miqtë e saj thonë se kanë mbetur të shokuar. Familja Lekaj është me origjina nga Oblika e Shkodrës.


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme