Vrasja e shqiptarit nga fqinji, pensionisti italian në lot: E kisha krahun e djathtë

Një 59-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mëngjesin e së shtunës në Itali. Viktima është Caf Nikaj, ndërsa autori është një italian 63-vjeç, Lorenzo Rivani.

Autori dhe viktima ishin fqinj dhe sipas mediave kishin një mosmarrëveshje të vjetër mes tyre që përfundoi në mënyrë tragjike për shqiptarin që u godit me thikë në stomak.

Pasi u godit nga Rivani, që më pas u dorëzua vetë në polici, 59-vjeçari shqiptar u përpoq të largohej, por u rrëzua në një rrugë këmbësorësh. Ai u dërgua në spitalin e Novarës, por nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve.

Vrasja e shqiptarit ka trishtuar komunitetin e zonës ku 59-vjeçari jetonte prej vitesh me familjen. Një pensionist italian u shpreh për mediat se Nikaj ishte një person pozitiv dhe se vdekja e tij e kishte hidhëruar.

“Ai më ndihmonte në gjithçka, ai ishte krahu im i djathtë” tha italiani, për shqiptarin./Abc/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme