I akuzuari i parë për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi, në seancën e sotme kërkoi përjashtimin e plotë të prokurorisë nga rasti, shkruan Alsat.
Si provë kryesore, Palevski e përmendi faktin se prokuroria nuk e kishte gjetur armën e përdorur për kryerjen e veprës 420 ditë pas vrasjeve.
Palevski gjithashtu deklaroi se prokuroria nuk ka zhvilluar procedurë të drejtë, duke treguar se është marrë drejtimi që ai të dënohet pa u dorëzuar prova të forta që do ta vërtetonin fajësinë e tij.
Pas kërkesës së Palevskit për përjashtim, gjykatësi i procedurës dha afat prej tre ditësh që prokuroria të prononcohet për këtë dhe e ka shtyrë seancën e sotme.
“Përjashtimin e kërkojmë sepse që në fazën e hetimeve, kur kemi marrë njoftim nga Prokuroria Publike se mund të marrim provat tona, unë si avokat mbrojtës kam kontaktuar me SPB -në e Velesit sepse kam pasur informacione se Bore Videvski posedon pistoletë të kalibrit 9 mm, i njëjti kalibër me të cilën është kryer vrasja e Pançe Zhezovskit. E njëjta pistoletë, mendoj kalibër, në vendin e vrasjes së Pançe Zhezovskit është gjetur edhe gëzhojë, e cila është në ekspertizë. Pra, kam marrë njoftim nga SPB Veles se të dhëna të tilla nuk mund të më japin”, tha Marjan Vitanovski, avokat i të akuzuarit të parë Lupço Palevski./ Alsat.mk