Vrasja e Vanjës/ Trajkovski dëshmoi se ka marrë kërcënime me vdekje nga anëtarët e partisë “E djathta”

Gazetar: Mihailo Donev

Para se të dëshmoja, kam marrë kërcënime nga anëtarët e partisë “E djathta” përmes rrjeteve sociale, deklaroi sot dëshmitari Goce Trajkovski në seancën për rastin e vrasjes së dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski. I akuzuari i parë në këtë rast, Lupço Palevski, si dhe të akuzuarit e tjerë si autorë të veprës, janë anëtarë të kësaj partie, ndërsa Trajkovski thotë se e kanë kërcënuar se do të bie në pus nëse nuk është i kujdesshëm për atë që flet. Më tej gjatë dëshmisë së tij, Trajkovski dha detaje se si ai dhe babai i Vanjës i shikonin incizimet dhe tregoi se si e kishte vërejtur Citroen-in në të cilin vajza ishte rrëmbyer edhe para se ta bënte këtë policia.

“Më dukej e çuditshme që 5-6 makinat e para ecnin me 40-50 km/h, ndërsa Citroen nxirrte shumë tym kurse lëvizte shumë ngadalë. I thashë Sashos se makina më duket e dyshimtë, se motori po bën zhurmë kurse xhamat ishin të mjegulluar. Screen shotat i ridërgova te miku im në “Safe City”. Pas 3 orësh më telefonoi miku im nga “Safe City” dhe më tha se isha i çmendur sepse e gjeta “Citroen-in”. Pastaj më tha se atë veturë e kërkojnë tashmë 3 ditë dhe se është i një qytetari të zhdukuri nga Velesi”, tha Goce Trajkovski- dëshmitar.

Trajkovski po ashtu tha se disa nga incizimet ia ka siguruar një kushëri nga Velesi, por edhe persona të tjerë që i njeh dhe se disa prej tyre i ka siguruar edhe me kërkesë të policisë. Sa i përket mbrojtjes së babait të Vanjës, në deklaratën e Trajkovskit nuk ka asnjë moment të diskutueshëm.

“Nuk kemi ankesë, gjithçka është në favor të mbrojtjes së Aleksandrit, sepse Goce Trajkovski prezantoi shprehimisht gjithçka që di. Veprimet që ka ndërmarrë gjatë gjithë procedurës, disa prej tyre me kërkesë të policisë, nuk janë fare kontestuese dhe njeriu ka dhënë deklaratë të paanshme nga e cila nuk mund të nxirret asgjë që do ta komprometonte Aleksandrin”, u shpreh Vladimir Tufegxhiq, avokat i Aleksandër Gjorçevskit.

Goce Trajkovski ka lidhje të vjetër me familjen Gjorçevski dhe dëshmia e tij pritej të jepej disa seanca më parë, por ajo u shty për shkak se ishte në arrati për vepër tjetër penale, para se të dorëzohej në polici. Gjatë gjithë procesit të kërkimit të Vanjës, Trajkovski dhe Gjorçevski kanë kryer hetim paralel me policinë, duke siguruar pamjet e objekteve dhe duke i ekzaminuar ato. 14 – vjeçarja Vanja Gjorçevska u rrëmbye dhe më pas u vra më 27 nëntor 2023. Rasti i vrasjes së saj është në proces të prezantimit të provave dhe do të vazhdojë më 14 shkurt./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme