Vrasja e vëllezërve në Malishevë, Policia arreston dy fqinjë të viktimave

Dy persona të dyshuar janë arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve Maloku që ndodhi në shtëpinë e tyre, të premten pas mesnate, në Plloqicë të Malishevës
Arrestimin e dy të dyshuarve e ka konfirmuar për Gazetën Express, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj.

Të arrestuarit janë fqinjë, nga i njëjti fshat prej nga vijnë viktimat Shani Maloku, 44 vjeç dhe Bahri Maloku, 33 vjeç, raporton Gazeta Express.

Express merr vesh se vëllezërit nga Malisheva u vranë nga hajnat që kishin hyrë të plaçkitnin në shtëpinë e tyre në Plloqicë. /GazetaExpress/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme