Vrasja në Çair, akoma nuk është zbardhur motivi

Prokuroria akoma nuk ka zbardhur motivin e vrasjes së një nate më parë në afërsi të shkollës “Imri Elezi” në Shkup. Hetimi në vendin e ngjarjes ka përfunduar, ndërsa brenda dhe jashtë lokalit ku është gjuajtur me breshëri plumbash ka akoma gjurmë gjaku dhe rrënoja të shkaktuara nga plumbat e shkrepur. Si pasojë e kësaj përleshjeje ka mbetur i vrarë një 47 vjeçar, i njohur për organet e rendit, ndërsa janë plagosur tre të tjerë mes moshës 30 dhe 43, shkruan Alsat.

Dëshmitarët okularë i kanë thënë grupit hetimor se në momentin kur është gjuajtur me armë në lokal kanë qenë të pranishëm të paktën 15 persona. Sipas versionit të policisë dy persona kanë gjuajtur në drejtim të viktimës, por nuk dihet nëse shënjestra e vetme ka qenë ai apo edhe personat tjerë që janë gjetur në afërsi të tij në momentin kur është kryer vrasja. Vitin e kaluar, përkatësisht më 12 maj u vra vëllai i 47 vjeçarit në afërsi të një lokali në Shkup, gjithashtu me breshëri plumbash nga autorë akoma të pa zbuluar nga organet hetuese. /Adrian Kerimi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme