Vrasja në Duqanxhik, Policia në kërkim të autorëve

Gazetar: Suad Bajrami

Policia është në kërkim të dorasit dhe të përfshirëve të tjerë në përleshjen e djeshme të armatosur në afërsi të Stacionit Policor Bit Pazar, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari nga Haraçina e Shkupit Alajdin Sulejmani. Rasti ka ndodhur rreth orës 14, kur në SPB Shkup është raportuar për të shtëna, ndërsa menjëherë në terren ka dalë Policia Intervenuese. Njoftimet fillestare, tregojnë se kryerësit në vendin e ngjarjes kanë ardhur me motoçikletë.

“Është konstatuar se bëhet fjalë për përleshje me armë zjarri mes dy personave të cilët me motoçikletë kanë ardhur dhe kanë filluar të gjuajnë ndaj personit i cili vetëm se ka qenë në atë lokacion, gjatë së cilës A.S. (31) nga Shkupi ka marrë plagë nga armë zjarri dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “nënë Tereza”, ku rreth orës 16.00 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë dëmtuar edhe xhamat e dyqaneve përreth, por edhe disa automjeteve të parkuara. Po ndërmerren masa operative taktike për gjetjen e personave dhe pastrimin e rastit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Prokurori kujdestar ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes ku ka mbledhur provat e nevojshme me qëllim të identifikimit të të përfshirëve.

“Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur gjurmë të cilat do të jenë lëndë e ekspertizës. Ndaj trupit të të ndjerit do të kryhet autopsi. Me urdhër të prokurorit do të sigurohen incizimet nga kamerat e sigurisë të objekteve përreth. Po jepen të gjitha urdhrat e nevojshme në drejtim të identifikimit të përfshirëve dhe pastrimin e plotë të rastit”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Ngjarja ka ndodhur dje në mes të ditës, në afërsi të stacionit policor, në një rrugë mjaft të frekuentuar nga kalimtarët. Policia përgënjeshtron spekulimet se krahas viktimës ka edhe persona tjerë të lënduar. Jozyrtarisht, motivi i përleshjes së armatosur mësohet të jetë banal, të cilës i ka paraprirë një zënkë mes dy grupeve./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme