Vrasja në Kamëz, Basha: Ngjarja e tmerrshme, reflektim i pasigurisë në vend

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se “Kamza dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga ngjarja barbare”, ku Agim Buci u ekzekutua me armë zjarri gjatë grabitjes së dyqanit të tij dhe shtoi se kjo ngjarje reflekton gjendjen e pasigurisë në vend.

“Jam sot këtu për t’i shprehur ngushëllimet e mia familjes. Vrasja e kryefamiljarit Agim Buci në prani të bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur ka tronditur thellë të madh e të vogël. Kjo ngjarje e tmerrshme reflekton gjendjen e pasigurisë me të cilën përballen shqiptarët. Bëj thirrje për gjetjen e autorëve të këtij krimi, i cili i mori jetën kryefamiljarit dhe plagosi bashkëshorten. E gjitha, në sy të fëmijës së tyre te mitur”, u shpreh Basha.

“Kjo ngjarje është apel për të lënë proceset fasadë, pasi nuk mund të kemi polici në shërbim të qytetarëve kur kemi ministra në shërbim të kriminelëve”, shtoi Basha.

Grabitësit e armatosur sulmuan një dyqan të vogël në Kamëz mbrëmjen e së mërkurës dhe pas rezistencës që bënë dy bashkëshortët për të mos dhënë paratë e xhiros, grabitësit qëlluan duke i marrë jetën 52-vjeçarit Agim Buci. Ndërsa gruaja e tij 44-vjeçare është jashtë rrezikut për jetën.

Policia vendosi sot një shpërblim prej 5 milionë lekësh për këdo që informon saktë për autorin dhe vendndodhjen e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme