Vrasja në Ksamil dyshohet për larje hesapesh, 4 atentatorë zunë pritë: pamje nga vendi i vrasjes

Vrasja e pronarit të një lokali në Ksamil, Gramoz Memës, duket se ka ndodhur për larje hesapesh, sipas burimeve nga Policia.

SYRI TV sjell pamjet nga vendi ku ndodhi vrasja dhe të afërmit e shqetësuar të mbledhur pranë shtëpisë së tij.

Katër persona dyshohet se kanë qëlluar me pistoleta në drejtim të 48-vjeçarit Mema, një breshëri plumbash së cilës ai nuk ka mundur t’i mbijetojë dhe ka humbur jetën rrugës për në spital.

Krimi ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës së Memës.

Policia e Sarandës pas ngjarjes ngriti pika kontrolli dhe vijoi krehjen e zonës gjatë gjithë natës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Gramoz Mema ishte me origjinë nga Tepelena.

Mësohet se ai kishte qënë emigrant në Angli prej nga ishte kthyer para dhjetë vjetësh. Njihej si njeri i qetë pa probleme. Kishte lokalin dhe shtëpinë në Ksamil, që e jepte me qera gjatë verës. Po ashtu, edhe një shtëpi në Tiranë.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme