Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së martës në Prishtinë një person ndërroi jetë ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Drejtori i Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKKUK), Xhavit Gashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se personi i plagosur është në gjendje stabile.
Ai po tha se po përgatiten për të intervenuar në këmbën e tij të majtë ku e ka marrë plagën më të madhe.
“Në Klinikën e Ortopedisë është hospitalizuar mbrëmë një person i moshës 40 vjeçare me plagë armë zjarri me plagë në pjesën e poshtme të ekstremiteteve. Për momentin gjendja e tij është stabile dhe po planifikohet intervenimi në një njërën këmbë, në atë të majtën. Ndërsa këmba e djathtë e ka një plagë tejshkuese”, ka thënë Gashi.
Ndërkaq, ky është rasti i tretë i vrasjes që kanë ndodhur brenda tri ditëve në vend.
Dy në rajonin e Vushtrrisë, ku një 19-vjeçar vrau një tjetër në Vushtrri, rasti tjetër në Stanovc të Vushtrrisë, ku një person vrau ish- punëtoren e tij dhe më pas veten, si dhe mbrëmjen e së martës një person mbeti i vdekur nga gjuajtjet me armë dhe një tjetër i plagosur. /Telegrafi/