Vrasja në Sarandë, zëri i muzikës motivi i krimit! Viktimës i kishte ndërruar jetë e bija disa javë më parë nga një sëmundje e rëndë, si nisi konflikti mes dy burrave

Vrasja e 65 vjeçarit, një ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës (6 tetor) në fshatin Gjashtë të Sarandës duket se e ka zanafillën prej një debati për zërin e lartë të muzikës.


Bëhet me dije se viktimës i kishte ndërruar jetë vajza e tij rreth 3 javë më parë nga një sëmundje e rëndë. Për këtë arsye, Gëzim Bizgjoni i kishte kërkuar autorit të krimit, Admir Beqirit që të ulte muzikën për të respektuar zinë.

Por, 42-vjeçari ka refuzuar dhe mes tyre ka nisur një përplasje fizike që dyshohet se degradoi në përdorimin e shishes së qelqit. Admir Beqiri mësohet se gjatë sherrit e ka goditur me grushte Gëzim Bizgjonin dhe më pas me shishe qelqi duke i shkaktuar vdekjen.

Raportohet se në vendin e krimit ndodhej dhe partnerja e Admir Beqirit, e cila është larguar nga vendngjarja.

Nuk dihet arsyeja se pse Gëzim Bizgjoni strehonte në banesën e tij, Admir Beqirin, pasi ky i fundit ishte banor i fshatit Gjashtë dhe ka shumë familjarë të tij në këtë zonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme