Vrasja në Tiranë, policia: Kemi identifikuar autorin

Policia e Tiranës reagon në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbeti e vrarë 17 vjeçarja Briseda Gjikondi dhe u plagos i dashur i saj Erion Benga.

Sipas policisë është identifikuar autori por për çështje hetimin nuk tregohet identiteti.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e sotme në zonën e Laprakës ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasia B. Gj., dhe u plagos shtetasi E. B.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, ku për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës.

Si pasojë e të shtënave shtetasia B. Gj., ndërroi jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme