Detaje të reja kanë dalë na vrasja që tronditi Tiranën mbrëmjen e 4 janarit. Sipas dyshimeve paraprake të policisë dyshohet se objektiv i atentatit a qenë Edmond Crroi, 41 vjeç, i akuzuar në Itali për trafik drogë dhe dy nipërit e tij, Blerim Çela, 28-vjeç dhe Erion Çela, 35-vjeçari, i cili mbeti viktimë e breshërisë së plumbave të kallashnikovit.
Dyshohet se autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e dajës dhe kanë pritur rastin që ta gjendej bashkë me dy nipërit për të kryer sulmin.
Në vendin e ngjarjes policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë pasi të gjitha kanë mbetur në makinën e autorëve. Kjo ka shtuar akoma më shumë dyshimet e hetuesve se kemi të bëjnë me vrasës profesionistë.
Atentati ndodhi rreth orës 16:15, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Personat e armatosur lëviznin me një automjet tip “Mercedes E Class” të zi dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë në drejtim të lokalit, ku ndodheshin të ulur në një tavolinë viktima dhe personat e tjerë. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend Erion Çela si dhe janë plagosur katër të tjerë, të cilët janë dërguar te Spitali i Traumës.
Të plagosurit janë: Arben Dani 46 vjeç, Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, Edmond Crroi, 41 vjeç daja i viktimës dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç. Ky i fundit është kamarier i lokalit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
© SYRI.net