Vrasja: Sëmuret avokati, shtyhet gjykimi, Pallço nuk ndihet fajtor

Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të avokatit të të akuzuarit të parë, Lupço Palevski-Pallço, është shtyrë gjykimi i sotëm për rrëmbimet dhe vrasjet e Vanja Gjorgjevskës 14-vjeçare dhe Pançe Zhezhovskit 74-vjeçar.

Avokati Jovica Strashevski, pak para seancës së sotme, e ka njoftuar gjykatën se për arsye shëndetësore nuk do të mund të jetë i pranishëm, për çka seanca e sotme është anuluar. Sot në gjykatë duhej të vazhdonte dëshmia e akuzuarit të parë, Lupço Palevski – Pallço, i cili në seancën e kaluar duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorisë, tha se nuk është fajtor dhe se nuk ka pasur asnjë motiv për t’i kryer vrasjet. Gjatë ditës pritet që Gjykata Penale të dalë me informacion se kur do të caktohet seanca e ardhshme. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme