Vrasje dhe grup i strukturuar kriminal, ekstradohen nga Gjermani dy persona

Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë. Policia thotë se specialistët e Interpol Tiranës bënë ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë, të shtetasit shqiptar Florind Shabani 40 vjeç.


Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore gjermane. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator të vitit 2021, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi F. Sh., në datën 22.07.2009, në lagjen “Vullnetari” Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. R.

Po nga Interpol Tirana është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Shpetim Kiri, 63 vjeç.

Ky shtetas ka qënë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal (ka pasur rolin e transportuesit), i cili u godit në kuadër të operacionit policor “GARANTUESIT”, zhvilluar në vitin 2018, në DVP Shkodër, ku pas dokumentimit me prova ligjore u arrestuan 9 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në korrik të vitit 2020, e ka dënuar me 4 vite, 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit më shumë se një herë e kyer në kuadër të grupit të strukturuar” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden/ Gjermani, u bë i mundur arrestimi i dy shtetasve të lartpërmendur dhe ekstradimi i tyre drejt vendit tonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme