Vrasje dhe vetëvrasje ka ndodhur sot në një ndertesë në Demir Kapi. Jozyrtarisht raportohet se një burrë i moshës 64 vjeçe ka vrarë me armë zjarri fqinjin e tij 34 vjeç, i cili ka banuar një kate më lartë në të njëjtën ndërtesë, dhe më pas është vetëvrarë.
Lajmin e konfirmoi edhe kryetari i Komunës së Demir Kapisë, Lazar Petrov, por nuk dha detaje për rastin.
Prokuroria Themelore Publike-Kavadar akoma është duke kryer hetim në ndërtesën ku u gjetën trupat e pajetë të dy personave.
“Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga Prokuroria.