Vrasje dhe vetëvrasje në Koçan

Vrasje dhe vetëvrasje tronditi këtë mëngjes Koçanin. Në orën 03:30 erdhi deri te një qortim familjar, pas së cilës B.L. e sulmoi me thikë gruan e tij.

Pasi që vërejti shenja jete te gruaja e tij, ai filloi ta godasë me çekan në kokë, derisa gruaja ndërroi jetë. Ngjarja e përgjakshme ndodhi në sy të fëmijëve, të vajzës 26 vjeçare, e cila mundohej ta ndalonte të atin, ndërsa djali 13 vjeçarë u fsheh te fqinjët.

“Në atë moment, babi u ngjit në çatinë e shtëpisë, dhe nga një lartësi prej gjashtë metrave u hodh dhe vdiq aty për aty. Ndihma e shpejtë konstatoi vdekjen e dy personave. Një prokuror kompetent nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, bëri ekspertizë në vendin e ngjarjes së bashku me një ekip krim-teknikës nga Ministria e Punëve të Brendshme. Me qëllim që të vërtetimit të fakteve dhe të zbardhjes së rastit, janë dhënë urdhëra për mbledhjen dhe shqyrtimin e gjurmëve në vendin e ngjarjes, për analiza të gjakut dhe urinës të të vdekurve dhe për kryerje të autopsisë të trupave të të ndjerëve.”, tha Prokuroria Themelore Publike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme