Vrasje e dyfishtë në Kratovë, nusja ka mbytur bashkëshortin dhe vjehrrin

Gazetar: Avni Tahiri

Nga vrasja e dyfishte e mbrëmjes së djeshme në Kratovë, mbeten të vdekur S.I. 63 vjeçar dhe djali i tij J.I. 38 vjeçar, të cilët dyshohet se janë sulmuar me mjet të mprehtë nga nusja e 38 vjeçarit. Trupat e të ndjerëve, babait dhe të birit janë dorëzuar për obduksion ndërsa 36 vjeçarja V.I. është arrestuar. Ministria e Punëve të Brendshme sot doli me detaje nga kjo vrasje e rëndë në Kratovë.

“Më datë 13.06.2024, në ora 22:08, nga ana e punonjësve policorë të Kratovës, u privua nga liria 36 vjeçarja V.I e cila dyshohet se në shtëpinë familjare në Kratovë ka sulmuar me mjet të mprehtë bashkëshortin e saj J.I (38) dhe babanë e tij S.I.(63), të cilët kanë ndërruar jetë. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupat e viktimave janë dorëzuar për obduksion derisa 36 vjeçarja V.I. është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor”, njoftojnë nga MPB-ja.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj 36 vjeçares me inicialet V.I. do të ngritët kallëzim përkatës. Motivet e kësaj vrasje të dyfishtë ende nuk dihen.

Ngjarje të ngjashme me dy viktima kishim edhe disa javë më parë në Stajkovcë të Komunës së Gazi babës ku u raportua se S.K (57) dhe bashkëshorti i saj V.K (64) ishin gjetur me lëndime në kokë në shkallët e shtëpisë ku i dyshuar për këtë vrasje ishte vëllai i 64 vjeçarit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme