Një vrasje e rëndë ka ndodhur të dielen në Gjermani, ku thuhet se pa shenja jete janë gjetur dy fëmijë 11 dhe 13 vjeç, dhe babai i tyre 44 vjeçar.
Siç raporton shërbimi i transmetimit publik të bavarisë, br.de, që të tre personat u gjetën pa shenja jete në një ndërtesë banimi në Glinde, pranë Hamburgut, ndërkohë autoritetet thonë se hetimet e para çojnë nën dyshimin për vrasje.
Përveç të vrarëve, e plagosur është gjetur edhe një grua, e cila raportohet të jetë nëna e dy fëmijëve të vrarë.
Ndërkaq sipas mediave vendore, në këtë rast, dyshohet se bëhet fjalë për një familje kosovare nga Gjakova, ku thuhet se është 44 vjeçari është ai i cili ka qëlluar me armë drejt familjarëve të tij, fëmijëve dhe bashkëshortes.
Prokuroria gjermane nuk ka specifikuar ndonjë motiv të këtij rasti tragjik, as edhe detaje rreth identitetit të dorasit të këtij akti
© SYRI.net