Vrasje në Ratkoc të Rahovecit

Një 25 vjeçar është vrarë me armë zjarri mesnatën e së martës në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Policia bën me dije se pas të shtënave me armë zjarri  kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në atë lokacion kanë gjetur të shtrirë në skaj të rrugës një person të moshës rreth 25 vjeçar i cili kishte lëndime të dukshme në pjesën e kokës.

Nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal ,, Isa Grezda” në Gjakovë është konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Identiteti i viktimës për momentin është i panjohur.

” Është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Shtetit në Gjakovë”.

” Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke punuar intensivisht në zbardhjen e rrethanave  të këtij rasti dhe identifikimin e viktimës dhe personave të dyshuar të mundshëm’, ka bërë të ditur policia, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme