Vrasje në tentativë në Prishtinë, qëllohet me armë ndaj dy personave

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në Prishtinë në orët e para të mëngjesit të 5 majit 2026, rreth orës 00:40.

Sipas Policisë, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyburrave. Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në veturën e viktimave.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja”, thuhet raportin 24-orësh të Policisë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar si “vrasje në tentativë” dhe hetimet janë në zhvillim për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme