Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka deklaruar sot se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për autorë të disa vrasjeve të bujshme që kanë tronditur vendin kohët e fundit.
Gledis Nano ka bërë me dije ditën e sotme se do të ketë së shpejti rezultate për disa nga vrasjet më të bujshme. “Dua të sqaroj shkurt për shkak se të gjitha çështjet janë në hetm, jemi duke zhvilluar hetime të rëndësishme për të cilat do kemi rezultate në kohën që duhet të jepen këto rezultate.
Dua të garantoj gjithë qytetarët se polica e angazhuar për hetime e çuarjen deri në fund te hetimeve, për hetime cilësore me qëllim zbardhjen e vënien para përgjegjësisë të këtyre autorëve të veprave penale”, u shpreh Nano.