Gazetar: Adrian Kerimi
Policia ka bastisur gjashtë lokacione në Shkup dhe ka arrestuar katër persona mbi dyshimet për vepra penale “vrasje” dhe “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm”. Dy prej të kërkuarve mbeten të pakapshëm për policinë dhe po kërkohen me urdhër arresti. Gjatë bastisjes janë konfiskuar armë zjarri dhe pajisje të cilat sipas policisë mund të jenë prova për të dëshmuar veprat penale.
Të dyshuarit janë banues në Shkup, përkatësisht në Vizbeg, Çair, Bit Pazar dhe Aerodrom.
MPB
I. A 31 vjeç nga Vizbegu
G. M 31 vjeç nga Çairi
A. R 27 vjeç nga Çairi
B. Z 31 vjeç nga Çairi
N. A 20 vjeç banues në lagjen Bit Pazar
B.SH 40 vjeç nga Aerodromi
Në rrethana jo zyrtare mësohet se dyshimet për “nxitje të rrezikimit të përgjithshëm” i referohen 10 tetorit të muajit kaluar, ndërsa dyshimet për veprën penale “vrasje” mund të ndërlidhen me njërën nga vrasjet e fundit në Çair të Shkupit. Deri tani nuk dihet nëse Prokuroria Publike ka kërkuar masën e paraburgimit për ndonjërin nga të arrestuarit ose do të procedohen në procedurë të rregullt. /Alsat.mk



