Vrau 20-vjeçarin për një kapele, deklarata e autorit përmbys gjyqin

Ndryshe nga dëshmia që dha në 27 shkurtin e këtij viti përpara trupës gjykuese në Shkodër, kur u njoh me masën e sigurisë, Elvis Hoxhaj, i riu i dyshuar si autor i vrasjes së Hermes Beqirit ka përmbysur gjithçka në gjyqin e themelit që ka nisur ndaj tij.

“Atëherë deklaroi se nuk e kishte vrarë me paramendim Hermesin dhe nëse do të kishte mundësi do ta zhbënte atë që ka ndodhur. Kërkoj falje dhe mëshirë nga trupi gjykues”.

Por sot (18 korrik 2018) 17-vjeçari deklaroi se nuk e ka kryer ai këtë krim, e madje nuk ndodhej në vendngjarje atë ditë, por tek disa të afërm në Malësi të Madhe.

Gjyqi i zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, zgjati pak minuta dhe pas këtij ndryshim kursi, gjithçka u shty për me 25 korrik, ku gjykata do të njihet me prova të reja, të kërkuara nga prokuroria.

Pritet që të sillen të plota qelizat telefonike të autorit të dyshuar, që tregojnë përveç bisedave të bëra, edhe vendin ku ai ndodhej në atë moment.

Në të njëjtën kohë do të thirren për të dëshmuar 8 dëshmitarë, që ishin prezent në lokalin ku ndodhi ngjarja, në lagjen Zooteknike.

Organi i akuzës deri më tani nuk ka dalë me një pretencë por në provat e paraqitura ka: armën e krimit e gjendur në momentin e arrestimit të të riut, xhaketën e autorit të dyshuar ku pretendohet se në të ka mbetje baruti, si dhe deklarimet e dëshmitareve.
Nuk dihet përse ka ardhur ky ndryshim i dëshmisë së Hoxhës, që në paraburgim dhe në seancën e mase së sigurisë e pranoj krimin, ndërsa sot deklaron se ka qenë në rrethin e Malësisë së Madhe tek disa të afërm, atë ditë.

Çështja në fjalë po gjykohet nga Arbër Çela dhe ka për prokuror Sajmir Bahitin, ndërsa avokat mbrojtës i të riut, është Anton Kosteri. Palët pritet që në seancën e radhës, 25 korrik, të parashtrojnë qëndrimet e tyre. Akuza që rëndon mbi autorin është ajo e vrasjes me paramendim e kryer nga bashkëpunim.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme