Vrau Arben Lleshin në burg dhe kërkoi kundërshtimin e vendimit të ministrit të drejtësisë, GJKKO lë Sokol Mjaçajn në regjimin 41 bis

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë vendimin për të lënë në regjimin 41 bis shtetasin Sokol Mjaçaj, i cili vrau në burg Arben Lleshin.


Mjaçaj kërkoi që të dilte nga regjimi 41 bis, por kjo gjë nuk u pranua nga GJKKO-ja.

“Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjaçaj me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në instuticionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjaçaj””, argumenton GJKKO-ja.

Si ndodhi ngjarja

Mesditën e 15 dhjetorit 2023, Sokol Mjacaj ka qëlluar nga dritarja e qelisë për vdekje Arben Leshin, i dënuar gjithashtu me burgim përjetë për vrasjen e shtetasit Agim Hoxha në vitin 2012 në Britaninë e Madhe. I plagosur mbeti edhe i burgosuri tjetër, shtetasi Indrit Shaqja.

31-vjeçari i ka shkuar viktimës tek dritarja e qelisë së tij, tek zona ku dalin për ajrim.

Si pasojë e plagëve të marra Arben Lleshi ka humbur jetën, ndërsa mbetet mister se si Sokol Mjacaj kishte siguruar armën brenda burgut të sigurisë së lartë.

Gjithashtu ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte urdhëruar vendosjen e tij në regjimin 41 bis.

NJOFTIMI
1. Kërkuesi Sokol Mjaçaj me datë 23.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kundërshtim i vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, bazuar në nenet 471 dhe 480 të K.Pr.Penale dhe nenin 17, pika 9, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 26, datë 30.01.2025, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjaçaj me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në instuticionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjaçaj”.

2. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme