Vrau bashkë më tre të tjerë një 34-vjeçar, arrestohet i riu shqiptar në Greqi. Si nisi sherri në derën e lokalit të natës? Viktima në gjendje të dehur…

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi në orët e para të Vitit të Ri, bashkë me tre të tjerë kanë goditur me thikë për vdekje një 34-vjeçar në Greqi.


Mësohet se në pranga ka rënë edhe një 27-vjeçar grek, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e dy të tjerëve, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar.

Sipas raportimeve nga mediat fqinje, 34-vjeçari i cili u vra në qendër në pedonalen e Serres në rrugën e Korfuzit ishte baba i dy fëmijëve dhe së shpejti do të bëhej sërish baba, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit në rrugën e Korfuzit.  Gjithçka nisi kur viktima, i cili ndoshta ishte nën efektin e alkoolit, donte të hynte në një klub nate me dy shokë të tjerë të tij.

Në derë ka qenë njëri prej autorëve, i cili ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë ka pasuar fillimisht një konflikt verbal. Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore kanë lënë një takim me grupin e portierëve, ose kanë pritur mbylljen e dyqanit, sepse janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit.

VIKTIMA
VIKTIMA

Në vetëm pak minuta situata ka agravuar dhe gjatë përleshjes autorët (katër në numër), kanë plagosur për vdekje me thikë 34-vjeçarin, duke e goditur dy herë në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe ijë.

Në fakt, sipas burimeve të policisë, njëri prej autorëve ka qëlluar me pistoletë gazi më shumë se pesë herë në ajër.

Ndonëse viktima është dërguar me autoambulancë në spitalin e Serresit, pak kohë më vonë ka dhënë frymën e fundit

Me të mbërritur në vendngjarje ku ndodhi ngjarja e përgjakshme, policia ka lokalizuar dhe ka sekuestruar 6 gëzhoja nga një pistoletë.

Disa orë më vonë u arrestuan dy nga katër autorët, një 29-vjeçar nga Shqipëria dhe një 27-vjeçar nga Greqia.

Autoritetet kanë nisur një gjueti për gjetjen dhe arrestimin e dy të tjerëve, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Dosja e ngritur për rastin akuzohet për vrasje me dashje dhe bashkëpunim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme