Vrau dy motrat në `Astir`, Përparim Ademi tregon përpara hetuesve motivin: E bëra sepse…

Ka nisur marrja në pyetje e Përparim Ademit, autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e Astirit. Sipas burimeve policore ai që në fillim të rrëfimit ka deklaruar se  ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Gjithashtu ai ka deklaruar përpara oficerëve të policisë, se do të vetë-dorëzohej në polici.

“Vrasjen e kam bërë për motive xhelozie, dyshoja se Zhaneta më tradhtonte, u nisa për tu vetë-dorëzuar në polici”, ka thënë ai.

Ndër të tjera mësohet se në vendin e ngjarjes kanë qenë fëmijët e  Zhaneta Metanit, 15 dhe 16 vjeç.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur në banesë, ku Ademi ka vrarë me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. Viktimat e kësaj ngjarje janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, rreth 40 vjeç.

Image

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme