Vrau fqinjin e moshuar pasi nuk pranoi t’i jepte lekë, arrestohet autori i krimit Fation Janina

Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e 39-vjeçarit, Fation Janina, i cili vrau mbrëmjen e djeshme me thikë dhe çekiç fqinjin e tij 82 vjeç, Paulin Gina.
Autori dyshohet se e ka vrarë të moshuarin me thikë dhe çekiç për motive të dobëta, më pas fshehu mjetet e krimit dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës.


Nga hetimet dyshohet se autori, 39-vjeçari Janina kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për ti kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë.

Në këto kushte, Fation Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta, me pas i ka marre nje shume prej 800 mije lekesh te vjetra.

Shenjat ne trup dhe mënyra sesi është kryer vrasja (mbyllja e derës) kane çuar policinë në dyshimet se autori ka qene person qe njihet me viktimën.

Sapo kane nisur hapjet e kamerave te sigurisë të një karburanti ngjitur është konstatuar lëvizja e fundit e viktimës dhe hyrjet e daljet e vetme qe kane ndodhur ne pallat gjate kësaj fashe orare, që kanë qenë ato të fqinjëve.

Pasi kanë siguruar informacione nëpërmjet rrugëve operative dhe i kane bashkëngjitur dhe hetimet qe janë bere, blutë e qytetit të Durrësit kane konstatuar armët e krimit ne banesën e Fation Janinës. 39-vjecari sipas te dhënave është konsumues alkooli dhe dyshohet qe mund të këtë qene dhe i pire kur ka ndodhur ngjarja.

Pritet dëshmia e tij për të hedhur dritë mbi zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme