Sot (03.05.2025) rreth orës 17:00 në pikën kufitare Tabanovcë, oficerët e QRPK Veri privuan nga liria N.A. (38) nga Shkupi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje”.
Sot rreth orës 15:00, SPB Shkup ka marrë njoftim se në një shtëpi në Shkup, N.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij R.A., nga të cilat ajo ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e saj e ka konfirmuar një mjek nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë.
N.A tentoi të arratisej, por menjëherë u ndërmorën masa dhe aktivitete për ta gjetur dhe rreth orës 17:00 ai u privua nga liria dhe në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal.