Vrau kolegun në vendin e punës, arrestohet shqiptari në SHBA! (EMRI)

Shqiptari që vrau kolegun në vendin e punës, është vënë në pranga, siç konfirmohet të dielën.

 

Astrit Bushi, një 48-vjeç është vënë në pranga dhe akuzohet për vrasjen e kolegut të tij.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në një fabrikë të General Motors në Oakland të SHBA-së, mbrëmjen e 11 gushtit.

Astrit Gjon Bushi sulmoi dhe vrau kolegun e tij Gregory Robertson i cili punonte si pastrues në fabrikën e GM.

Shqiptari u vu në pranga nga policia vetëm pak metra larg vendngjarjes. Viktima u gjet i mbuluar në gjak, i shtrirë në korridorin e magazinës ku punonte.

Sherifi i Qarkut Oakland Michael Bouchard tha në një njoftim për shtyp se Robertson kishte punuar në fabrikë për rreth shtatë muaj.

Shqiptari nuk ka rrëfyer ende motivet që e kanë shtyrë të bëjë krimin e rëndë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme