Një 31-vjeçar me kombësi shqiptare është njeriu të cilin karabinierët kanë arrestuar gjatë ditës së sotme në akuzën e vrasjes së ish-menaxherit të bankës, Giovanni Caramuscio, i cili u qëllua me dy të shtëna armë mbrëmë në Lequile, rreth orës 23:00.
Sipas hetuesve, autori i krimit është Paulin Mecaj.
Hetimet e bërthamës hetimore të departamentit operativ të komandës provinciale dhe të policisë së Leçe bënë të mundur që menjëherë të shtrëngohet rrethi dhe të bihet në gjurmët e bashkëpunëtorit që ishte me të.
Ishte një zonë joqendrore e komunës së Leçe, por që ende survejohet nga prania e disa sistemeve të mbikëqyrjes së kamerave të sigurisë.
Disa pamje bënë të mundur konstatimin se çfarë saktësisht ndodhi: reagimi që viktima instinktivisht pati ndaj kërcënimeve ndoshta nuk u mor parasysh nga kriminelët, njëri prej të cilëve u godit në fytyrë aq mirë me një grusht sa që u rrëzua.
Shumë të dobishme për karabinierët ishte dëshmia që raportoi për një subjekt i cili ishte parë duke shkuar pranë një pusi, duke mbajtur një qese të zezë plastike.
I njëjti individ pastaj u rikthye pa pasur asgjë në dorë.
Karabinierët menjëherë kërkuan në atë pusetë: ku brenda kishte veshje që korespondonin me ato të përdorura gjatë grabitjes, siç dokumentohet nga videot e shqyrtuara.
Pusi ndodhet në tokën ngjitur me shtëpinë e të dyshuarit, e cila iu nënshtrua një kontrolli në mes të natës.
Kur mbërritën karabinierët, burri ishte në gjendje konfuze, me gjoksin e lagur dhe vetëm me pantallona të shkurtra Bermuda.
Brenda u gjet pistoleta – një Beretta e kalibrit të shkurtër 9, me numër serik të fshirë – e fshehur brenda një bime zbukuruese dhe këmisha nga e cila ishte prerë logoja, në një përpjekje të ngathët për të parandaluar shoqërimin me fazat e krimit.
Paulin Mecaj, i nënshtrua arrestimit dhe tani ndodhet në burgun Borgo San Nicola, në pritje të vërtetimit të ndalimit nga gjykatësi për hetimet paraprake.