Vrau Nevila Pjetrin, arratiset autori i krimit që tronditi Italinë

Vrasja e shqiptares Nevila Pjetri mori jehonë pak muaj më parë, ndërkohë që ditën e sotme bëhet e ditur se autori i vrasjes, Daniele Bedini është arratisur nga burgu.


Bedini arriti të dalë nga burgu i Cuneos, por u kap teksa po hipte në tren për të udhëtuar drejt Torinos.
Nuk dihet nëse ai do të kthehej në shtëpinë e tij apo kishte për qëllim të arratisej në Francë.
32-vjeçari kishte arritur që të arratisej nga një prej burgjeve më të rëndësishme të sigurisë maksimale në Itali, atë të Cuneos.

Kjo nuk është hera e parë që Bedini tenton arratisjen nga qelitë. 32-vjeçari tentoi të shpëtonte nga qelitë edhe disa javë më parë teksa ndodhej në burgun e Spezias, Villa Andreino.

Ai u arrestua nga karabinierët më 7 qershor për shkak se është i dyshuar për vrasjen e prositutës Nevila Pjetri dhe trangjsinores ‘Camilla’ Carlo Bertolotti.

Arratisja nga burgu i sigurisë së lartë ka ndodhur paraditen e djeshme rreth orës 12.40, por nuk dihet se si ka mundur të largohet.

Policia u vendos në kërkim të tij dhe karabinierët me rroba civile e kapën në stacionin e trenit rreth orës 14:20.

Ata filluan të kontrollonin të gjithë pasagjerët, derisa mbërritën te 32-vjeçari, i cili pa u menduar dy herë deklaroi identitet të rremë, por u identifikua dhe i vendos sërish në pranga.

Në tentativën e fundit për të shpëtuar Bedini kishte lidhur një litar të bërë me disa çarçafë, duke përfituar nga orari i ajrit. Pasi lidhi litarin në një dritare, ai kishte tentuar të zbriste, por çarçafët nuk i kishin rezistuar peshës, duke bërë që Bedini të binte në shesh.

Më pas 32-vjeçari u dërgua sërish në izolim. Ndërsa nuk dihet se si marangozi nga Carrara u arratis nga burgu i sigurisë së lartë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme