Vrau pa mëshirë dy turistët çekë në tentativë për t’i grabitur/ Vuloset dënimi i përjetshëm për Sokol Mjacajn!

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Sokol Mjacajn, i cili vrau dy turistët çekë në korrik 2015. Sipas News 24, gjykata vendosi të mos e pranonte rekursin e Sokol Mjacajt.

Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, mbetën të vrarë nga sulmi i grabitësit mbrëmjen e 4 korrik të vitit 2015. I riu u kërkonte t’i dorëzonin paratë dhe makinën “Nissan” me targa çeke. Autori u kap pas negociatave me policinë, ndërkohe që ishte futur në një banesë në Grudë.

“Hyra me forcë në makinën e çekëve. Doja t’u merrja makinën, por ata nuk kuptonin ose bënin sikur nuk kuptonin. Kur djali tentoi të më merrte armën e qëllova. Fillimisht atë e më pas gruan”, ka deklaruar 27-vjeçari pas arrestimit.

Ndërsa gjatë seancave gjyqësore i kërkoi mëshirë trupit gjykues: “Unë doja vetëm t’i grabisja, nuk kisha qëllim t’i vrisja. Djalin e vrava pasi donte të më merrte armën, kurse vajzën e kapi plumbi në kohën që makina po rrokullisej.”

Pasi vrau 13-vjeçarin, familja e braktisi

Familja Mjacaj e kishte braktisur djalin e tyre të madh, pasi Sokol Mjacaj i mori jetën fëmijës 13 vjeç, Agim Leraj. Vrasja e të miturit nga Mjacaj solli tronditjen e parë për familjen e Fran e Tone Mjacajt, që jetonin në fshatin Lotaj të Dukagjinit.

Djali i parë i tyre, ende pa mbushur 15 vjeç, u burgos për vrasje në bashkëpunim, pasi i mori jetën shokut të tij të shkollës për një varëse floriri. Vetë Sokoli e mohoi gjithmonë faktin se kishte marrë pjesë në krim. Pas daljes nga burgu Sokol Mjacaj nuk gjeti asnjëherë dhe nuk dha mbështetje për familjarët e tij, prindërit, motrën dhe vëllain më të vogël.

Atyre iu desh të mësonin se djali i madh ishte arrestuar sërish për vjedhje në 2014, ndonëse emri i ishte përfolur dhe për sulmin me armë ndaj helikopterit të Policisë që patrullonte për drogë mbi Dukagjin. Gati një vit burg bëri sërish Sokol Mjacaj, duke përfunduar në izolim në qelitë e Kavajës, por as aty nuk u vizitua nga familjarët e tij.

Kur Sokol Mjacaj la qelinë e burgut në prill të viti 2015, familja nuk e ka pranuar, ndërsa ai endej sa në një zonë në tjetrën të Dukagjinit, duke kërkuar mënyra sesi të grumbullonte para. Kjo deri mbrëmjen e 4 korrikut, kur plani i tij për t’u bërë me makinë dështoi, duke lënë dy viktima pas. Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, mbetën të vrarë nga sulmi i grabitësit që u kërkonte t’i dorëzonin paratë dhe makinën “Nissan” me targa çeke.

Prej asaj mbrëmjeje, Sokol Mjacaj ka lëvizur në disa fshatra, gjithmonë duke zbritur nga Prekali, ku ndodhi krimi, drejt afërsisë me Shkodrën. Streha e fundit ishte fshati Grudë e Re, ku siç mësohet nga burime të Policisë, ai e njihte mirë se disa të afërm të tij jetonin aty. Por edhe ata nuk e kishin afruar të riun, sidomos pasi ai ra në burg për herë të dytë. I riu ra në pranga pas negociatave me policinë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme