Një 27-vjeçar në Britani është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për vrasjen e shqiptarit, Shkëlzen Taka.
Mediat e huaja raportojnë se 27 vjeçari ka vrarë viktimën gjatë një aksidenti rrugor.
Në pamjet e publikuara, duket autori, i cili kalon me makinë mbi trotuar, duke rrëzuar tabelën e sinjalistikës, e cila bie poshtë dhe vret Shkëlzen Takën.
Shoferi menjëherë pas aksidentit u largua nga vendngjarja, duke e lënë shqiptarin me plagë në mes të rrugës. Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga kalimtarët në rrugë.
© SYRI.net