Hygerta Meta, 19-vjeçarja e cila vrau me armë të atin, 50-vjeçarin Pëllumb Meta dhe e groposi në kasolle, është rikthyer në vendin e krimit.
19-vjeçarja shoqërohet nga policia dhe mësohet se po tregon para hetuesve dinamikën e vrasjes.
Ngjarja u zbulua sot, ndërsa Pëllumb Meta ishte shpallur prej 13 shkurtit i zhdukur nga djali i tij. Por pas shumë hetimesh, rezultoi se 50-vjeçar ishte vrarë nga vajza e tij, ndërsa ishte groposur në oborrin e banesës.
Hygerta Meta pranoi krimin para policisë, ndërsa pohoi se e kishte vrarë babain se ky i fundit donte që ta fejonte pa dëshirën e saj.
“Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dike që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja dhe e vrava.”, mësohet të jetë shprehur e reja para policisë.
Hygerta Meta, studente në Fakultetin e Ekonomisë, është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Ajo ka treguar se e qëlloi babain me armën e tij, pasi ky i fundit e mbante armën pasi punonte si roje nate. 19-vjeçarja rrëfeu se pasi e ka vrarë me armë zjarri e ka varrosur të atin po në kasolle pranë banesës së tyre në Shënavlash të Durrësit.
Kur është bërë zhvarrosja e trupit të 50-vjeçarit, nga kqyrja paraprake është vërejtur se e kishin lidhur dhe “paketuar” në qese para se ta varrosnin.