Të paktën 17 palestinezë, përfshirë një gazetar, 6 gra dhe 4 fëmijë u vranë në sulmet izraelite gjatë natës në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Ushtria izraelite kreu sulme në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, kryesisht në Deir al-Balah në pjesën qendrore të Gazës.
Në mesin e vendeve që u shënjestruan në sulme ishte edhe tenda ku qëndronin gazetarët në afërsi të spitalit “Naser” në qytetin Khan Younis.
Në sulmin që shënjestroi tendën ku qëndronin gazetarët, humbën jetën 2 persona përfshirë një gazetar. Në të njëjtin sulm u plagosën edhe persona të tjerë ku 6 prej tyre gazetarë.
Burimet shëndetësore në rajon thanë se në sulmet e tjera të kryera gjatë natës humbën jetën 15 palestinezë.
Në mesin e palestinezëve që humbën jetën thuhet se 6 prej tyre ishin gra dhe 4 fëmijë.
Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të dhunshme mëngjesin e 18 marsit, pas armëpushimit në Rripin e Gazës që hyri në fuqi më 19 janar.