Vriten 5 gazetarë në një sulm ajror izraelit pranë një spitali në Gaza

Pesë gazetarë të kanalit Al-Quds Today u vranë herët këtë mëngjes kur një sulm ajror izraelit goditi furgonin e tyre të transmetimit pranë spitalit Al-Awda në kampin e refugjatëve Nuseirat të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas zyrtarëve palestinezë dhe raporteve të mediave, gazetarët po raportonin mbi ngjarjet në spital, kur u godit automjeti i tyre i shënuar me shkronja të mëdha të kuqe “PRESS”. Viktimat janë identifikuar si Fadi Hassouna, Ibrahim al-Sheikh Ali, Mohammed al-Ladah, Faisal Abu al-Qumsan dhe Ayman al-Jadi.

Korrespondenti i Al Jazeera-s, Anas al-Sharif, raportoi se në kohën e sulmit, Al-Jadi ishte duke pritur për gruan e tij jashtë spitalit, e cila ishte në lindje me fëmijën e tyre të parë. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan furgonin e përfshirë nga flakët ndërsa ekipet e mbrojtjes civile po punonin për gjetjen e trupave dhe shuarjen e zjarrit.

Ushtria izraelite konfirmoi sulmin, duke thënë se ai kishte në shënjestër një automjet që transportonte anëtarë të Xhihadit Islamik. “Para sulmit, u ndërmorën shumë hapa për të zvogëluar mundësinë e dëmtimit të civilëve, duke përfshirë përdorimin e armëve precize, vëzhgimet ajrore dhe informacione shtesë të inteligjencës”, tha ushtria në një postim në X.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) dënoi vrasjet, duke bërë thirrje për përgjegjësi.

Izraeli ka vazhduar me luftën gjenocidale në Rripin e Gazës duke vrarë rreth 45.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, që nga sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor 2023.

Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli po përballet gjithashtu me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për veprimet e tij në Gaza.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme