Dy persona janë gjetur të vrarë në fshatin Teranci të Koçanit.
Rastin në polici e ka paraqitur personi S.M. 28 vjeçar.Ai i ka thënë policisë se në shtëpi ka gjetur të vrarë personat S.G. (42) dhe J.P. (25), dhe dyshimet e para janë se personat e vrarë mund të jenë ish funksionarët e lartë të policisë që janë arratisur, pasi akuzohen për vepra të rënda penale nga PSP.
Sipas informacioneve të para te policisë pranë tyre është gjetur një pushkë automatike.