Një kafshë e rrallë pylli, arushë, është vrarë me armë gjahu në fshatin Vilë të Njësisë Administrative Bushtricë në Kukës.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, kur dy banorë të zonës kanë qenë duke ecur në rrugë, por papritur iu ka dalë përpara arusha.
Sipas banorëve, ata kanë ikur me shpejtësi, ndërkohë që kanë njoftuar banorët e tjerë të cilët kanë dalë në kërkim të arushës dhe e kanë qëlluar me armë gjahu, çifte.
Banorët, të kontaktuar nga redaksia e Shqiptarja.com, thonë se arusha ishte kthyer në një problem serioz për jetën e tyre, pasi ajo i terrorizonte çdo natë.
Sakaq, sipas tyre, ajo ka dëmtuar edhe parcelat të cilat ata i kanë kultivuar me misër dhe produkte të tjera bujqësore.