Banorët e Sipovos së Bosnjës u tronditën të nartën nga një krim i paparë, pasi një murg u gjet i vdekur në manastirin e fshatit Glogovac me plagë në trup të shkaktuara me thikë, nga të cilat edhe humbi jetën, raporton “Nezavisne novine”.
Megjithëse ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia, një kordon i policisë dhe ekuipazheve të ambulancës kaloi përmes Sipovos, shkruan Vijesti.ba .
Sipas informacioneve jozyrtare, Murgu u godit me thikë në gjoks. Gjithashtu, siç zbulon Nezavisne, policia është në kërkim të një burri, i cili mund të jetë i lidhur me krimin, por informacionu nga autoritetet kompetente nuk është konfirmuar ende.
Në faqen zyrtare të manastirit thuhet:
“Në mosbesim dhe pikëllim, ne informojmë të gjithë njerëzit e Manastirit të Glogovacit se një autor i panjohur vrau At Stefanin, një murg i vjetër i Manastirit të Glogovacit, me një thikë në mbrëmjen e 7 dhjetorit. Të gjitha detajet i këtij krimi të tmerrshëm do të shpallet më vonë si dhe do të bëhet e ditur koha e varrimit të murgut martir Stefan. KUJTESA E PNRJETSHME POUR JU, ATATN TON AND DHE VROLLAT STEFANI!”.