Vritet nga përplasja mes bandave ish-luftëtari i UÇK, e kapi plumbi “qorr” në banesë

Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku, me origjinë nga Mitrovica e Jugut, ka humbur jetë në mënyrë tragjike teksa ndodhej në banesën e tij në qytetin e Dijon-it në Francë.


55-vjeçari ishte viktima kolaterale e të shtënave që ndodhën jashtë banesës së tij mes dy gupeve kriminale.

55-vjeçari bashkë me familjen e tij kishte 14 vjet që jetonte në Francë. Media franceze nuk bëri të ditur emrin e viktimës por mediat kosovare dhe nga postimet e të afërmve në rrjete sociale mësohet se viktima është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Rreth orës 12:30, personat që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesave dhe “nga një prej të shtënave një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur për vdekje teksa ndodhej në shtëpinë e tij ”, njoftoi prokuroria e Dijonit.

“Le Figaro” shkruan se burri, i shpallur i vdekur në orën 12:50 të mëngjesit, ndodhej në banesën e tij në katin e parë me gruan dhe vajzën e tij, tha një burim policor.

“Babai im dhe unë, me nënën time, u zgjuam nga një sërë të shtëna armësh dhe më pas ato pushuan. Pastaj filloi përsëri dhe kur shkuam të shihnim babanë tim që flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur, “i tha AFP-së vajza e tij 23-vjeçare e cila preferoi të mbetej anonime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme