Vritet një 22 vjeçar në Gjilan, arrestohen dy vëllezër

Një 22 vjeçar ka vdekur mbrëmë rreth orës 23:23 në Bresalc të Gjilanit, si pasojë e plagëve që ka marrë nga një plagosje.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Gjilanit. Bëhet fjalë për viktimën F.A. viti i lindjes 1996, të cilin e ka qëlluar me armë zjarri L.U, viti i lindjes 1992. Për këtë të fundit, Hashani thotë se e kanë arrestuar sot në mëngjes, pasi mbrëmë kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“F.A është sjellë në emergjencë i plagosur në gjoks nga arma e zjarrit, personeli mjekësor edhe për kundër ndihmës së parë mjekësore kanë mundur vetëm të konstatojnë se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Hashani.

Në bazë të hetimeve preliminare që janë zhvilluar lidhur me këtë ngjarje, Hashani tha është kuptuar se ngjarja kishte ndodhur tek vendi quajtur ,,Tek Lapidari’’.

“ Lidhur me këtë ngjarje janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore , si intervistat me dëshmitarë si dhe është kërkuar edhe i dyshuari kryesor L. U. në shtëpinë e tij , por i njëjti mbrëmë nuk është gjetur aty fillimisht. Në oborrin e shtëpisë së tij është sekuestruar automjeti i llojit Mercedez ngjyrë hiri 05, të cilin e ka pasur në shfrytëzim i dyshuari. Lidhur me këtë ngjarje, është arrestuar Sh. U. , vëllai i të dyshuarit që besohet të jetë i involvuar në këtë vepër të rëndë penale. Për momentin nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rënde”, thotë Hashani tutje, duke shtuar se vrasësi është arrestuar sot.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme