Vritet një i ri në Ferizaj

Një person i moshës së re është vrarë me armë zjarri në mbrëmjen e sontme në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se vrasja ka ndodhur në Rrugën ”Reçaku”.

“Rreth orës 18:45 ka ndodhur një vrasje në Ferizaj, më saktësisht në Rrugën “Reçaku’. Policia dhe ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes me që rast mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë mashkullore. Personi dyshohet të jetë rreth moshës 20 deri në 30 vjet”, ka thënë Gashi për Insajderin.

Ai ka bërë të ditur se policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, duke zhvilluar hetimet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme