Vritet një person gjatë sherrit me thika në Sarandë! Zbardhet shkaku i konfliktit (DETAJE)

Një person ka mbetur i vrarë pasditen e kësaj të mërkure në lagjen nr.1 në Sarandë, si pasojë e një përplasjeje fizike me thika.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima është goditur me thikë nga një person, i cili është larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Viktima është transportuar në spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Identiteti i të plagosurit për vdekje nuk dihet ende, kurse policia po punon për kapjen e autorit.

“Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme